>
LETERSISHQIP

Aguridhet

Tani po flenë aguridhet,
Janë lodhur nga e shtuna disi.

I zhveshën fustanet e shkurtra,
Po mbathin çorapet e gjata,
Me taka të larta.

Prapë verën sjellin, në mes të dimrit.
Gjithë javën një të diel presin,
Gjithë të dielën, një të hënë natën pa hënë.
Vërdallisen trotuareve me cigaren në dorë,
Përshëndesin meshkujt me sy.
Dhe ashtu rrëshkasin gjithë javën me fustanet e natës,
Që në delir çmendinë rininë...

Që herët në rini, dhe unë e mbaj mend,
Një vajzë që më la pa mend!
Ishte e shtunë afër së dielës,
Si tani natën pa hënë.
Aguridhe e ëmbël, ti shtinte mend në shishe,
Të puthte pa dashur dhe të linte.
Mes një jave të shëmtuar përsëri vinte,
Shkonte, vinte,
Vinte, shkonte...
Aguridhe ishte, si lëngu i fort në shishe
Ti ndërronte stinët si të deshte.
E, po të deshte mu në mes të janarit e bënte maj!
Dhe një të gdhirë, në mes të shtratit lagur e bërë qull...
Ashtu pa dashur të mbulonte me puthje.

Nga kjo nuk kishte më kthim,
Fillim i lumtur ishte agimi,
Dukej si fillim pa fund...

Kështu janë aguridhet në fillim të ëmbla,
Të hidhura në fund.

DËRGOI: