>
BIOSHQIP

Mariza Ikonomi Nga Zvicra Në “100 Vjet Muzikë”

20-10-2012
Pavarësisht studimeve të saj master që e kanë vendosur në Francë, këngëtarja e mrekullueshme Mariza Ikonomi shpesh e më shpesh i kthehet skenës shqiptare, dashurisë së saj të madhe. Vetëm pak ditë më parë befasoi në një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Zvicër gjithë ambasadorët europianë në interpretimin e Himnit Kombëtar, por edhe repertorit të zgjedhur me këtë rast, e këtë të shtunë do të kemi fatin ta ndjekim në një spektakël prestigjioz.

Sigurisht që i referohemi "100 Vjet Muzikë", programit të treshes Adi Hila, Bledi Laço dhe Pandi Laços që ka rikthyer shikuesin dhe adhuruesin fanatik të muzikës në "Televizion Klan". Mariza do të jetë një surprizë e kësaj mbrëmjeje me interpretimin e saj të një prej këngëve më të dashura të fëmijërisë sonë, të një ylli të muzikës shqiptare, të cilën do ta zbuloni sot në mbrëmje.
( KOHA JONE)

Mariza Ikonomi Nga Zvicra Në “100 Vjet Muzikë”