A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Mariza Ikonomi
  • Origin:
  • Tiranë 
  • Residence:
  • Francë 
  • Age:
  • 36
  • Birthday:
  • 12 May 1983
  • Zodiac sign:
  • ♉ Demi
Choose star rating

Rating:  4.6 / Votes cast:  82
Music genres: Pop

Mariza Ikonomi is a very famous singer and songwriter. Ka perfunduar studimet ne liceun artistik "Jordan Misja" e me pas ka perfunduar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte. Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere', ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget 'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'. Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me çmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'.

Në vitin 1994, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivalin e 32-të Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Shkodër me këngën "Falmë Ca Lule". Teksti u shkrua nga Irma Kurti, ndersa muzika nga Edmond Rrapi.

Në Dhjetor 1994, Francesk Radi & Mariza Ikonomi marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Telefonate Zemrash".

Në Dhjetor 1997, Françesk Radi & Mariza Ikonomi marrin pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Jeta S'le Femije".

Në Dhjetor 1998, Mariza Ikonomi & Merland Kademi marrin pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Ti Më Fal".

Në Dhjetor 1999, Mariza Ikonomi & Merland Kademi marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Dashuri Dhe Lot".

Në Dhjetor 2000, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Tregome", nje kenge e rrymes alternative.

Në Nëntor 2001, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Nje Tjeter Jete".

Në Dhjetor 2001, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Zjarrin Do Ta Gjej".

Në Nëntor 2002, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën "Piano E Vjeter".

Në Dhjetor 2002, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 41-të në RTSH me këngën "Ku Ty Nuk Te Kam".

Në Dhjetor 2003, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Mbi Ure".

Në Maj 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Mysafiri I Mallkuar".

Në vitin 2003, Mariza Ikonomi publikon albumin "Mysafir I Mallkuar".

Në Shtator 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2004 me këngën "Pa Ty".

Në Nëntor 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Nota Fest 2004 me këngën "A Mundem Te Jetoj Pa Ty".

Në Dhjetor 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Kur Dashuron".

Në Dhjetor 2005, Mariza Ikonomi & Erjon Korini marrin pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën "Edhe Fati Qan".

Në Prill 2006, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Yje Dhe Re".

Më datë 2 Nëntor 2006, Mariza Ikonomi publikon videoklipin "Afer". Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Në Dhjetor 2006, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën "Ku është Dashuria".

Në Dhjetor 2007, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Mall I Tretur".

Në vitin 2007, Mariza Ikonomi publikon albumin "Ditari".

Në Nëntor 2008, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Me Syte Lart".

Në Dhjetor 2009, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Vazhdoj Kendoj".

Në Maj 2010, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Deshire".

Në Dhjetor 2011, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Më Ler Të Të Dua".

Më datë 12 Dhjetor 2012, Mariza Ikonomi publikon videoklipin "Le Rêve". Me këtë këngë, Mariza Ikonomi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Në Nëntor 2013, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Destinacion".

Në Maj 2014, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Pse".

Më datë 2 Qershor 2014, Dr. Flori & Mariza Ikonomi publikojnë videoklipin "Së Bashku". Muzika e këngës u punua nga Briz Musaraj, Dr. Flori.

Në Shtator 2015, Mariza Ikonomi & Klea marrin pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Pike Loti", nje dedikim, i një marrëdhënie të veçantë nënë e bijë ka arritur të marrë shumë vota në faqen e “Kënga magjike”. Edhe pse Mariza nuk është bërë akoma mama, është përfshirë shumë në fabulën e këngës.

Më datë 9 Qershor 2016, Mariza Ikonomi publikon videoklipin "Qesh". Muzika e këngës u punua nga vetë Mariza Ikonomi, teksti u shkrua nga vetë Mariza Ikonomi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dren Abazi, Samer Agolli. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Në Shtator 2016, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "E Vetmja Jam".

Në Dhjetor 2017, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Unë".

Më datë 9 Shkurt 2018, Korgelt publikojnë videoklipin "We Were Lovers", në bashkëpunim me Mariza Ikonomin. Muzika e këngës u punua nga Elton Çaça.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  Annonim  

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Mariza Ikonomi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019