>
BIOSHQIP

Marjeta Billo: Pa Punen Do Te Isha E Humbur

11-07-2012
Emri i saj eshte shume i njohur edhe pse ajo ka bere vetem nje videoklip. Kjo eshte Marjeta Billo. Marjeta eshte nje kengetare qe ka mbaruar Akademine e Arteve ne degen Kanto, por te gjithe e njohin si kengetare te muzikes se lehte. Famen e mori si konkurrente ne "Ethet e se premtes mbrema" dhe me pas u be edhe pjese e festivaleve dhe performancave live. Kenga qe e beri me te njohur eshte "Era e Tokes" qe, sic thote edhe Marjeta ne nje interviste, eshte nder kenget me te preferuara te fansave te saj. Por me cfare po merret momentalisht Marjeta, a ka projekte te reja ne dore, kete mund ta mesoni duke lexuar intervisten e meposhtme. Si e keni nisur ju rrugen e kenges? Po mesa me thote familja ime, une kam kenduar qe 2 vjece dhe perhere me kane terhequr tingujt e muzikes. Sapo dilte ndonje kenge ne treg do ta mesoja menjehere ose nese ishte kenge e huaj dhe me hynte ne zemer, do t'ia gjeja tekstin me patjeter. Perhere ne shtepi, e sidomos babi im, me thoshin se une kurre nuk do te behesha kengetare, pasi nuk kisha ze, mirepo une ndjeja te kunderten dhe vazhdova te kendoja per te mbushur zemren time, megjithese fillimisht askush nuk me inkurajonte ta beja. A ka qene dikush qe ju ka shtyre te merreni me kengen? Me kalimin e moshes, zeri im filloi te perfeksionohej dhe une merrja pjese ne cdo aktivitet qe mundesha, prinderit e mi u ndergjegjesuan per talentin tim. Ishte pikerisht nena ime qe me shtyu te studioja per muzike duke me cuar te studioja ne Liceun Artistik "Jordan Misja" ne Tirane, per Kanto. Ishte dhe eshte nje rruge e veshtire qe deri ketu ku jam sot, por motivohem sa here mendoj bukurite qe ka ky art, dhe me pas i harroj veshtiresite. Ju keni konkurruar ne talent-shoun "Ethet e te premtes mbrema", cfare kujtoni nga momente qe vendoset te konkurroni aty? Mbaj mend qe mamaja ime insistonte shume qe te konkurroja, por une as qe e coja nder mend. Me bente te nguroja ideja se nese nuk do te arrija shume, atehere do me shqetesonin fjalet pasi te perballesha me shoket dhe shoqet e shkolles, shkurt opinioni. Pasi nje student qe ka mbaruar Akademine e Arteve, "Nuk duhet te beje gabime". Por ishte mamaja ime ne radhe te pare dhe disa nga miqte e me, qe me shtyne te merrja pjese atje. Sot kur e kujtoj, nuk jam bere absolutisht pishman, pasi kam nder mend shume momente te bukura qe kam kaluar aty me konkurrentet e tjere. Plus dua te shtoj eksperiencen dhe afirmimin skenik qe mora. Me pas u bete konkurrente e disa festivaleve, cila ka qene kenga juaj e pare qe keni kenduar ne festival? Po e vertete… Mora pjese fillimisht ne Festivalin e 47 te Kenges se Lehte Shqiptare ne RTSH me kengen "Era e Tokes", nje kompozim i Adrian Hiles dhe tekst te Pandi Lacos. Ishte nje kenge, e cila u mireprit shume ate vit, dhe nisur nga kjo une e kurorezova me nje videoklip ne bashkepunim me "Supersonic TV". Madje, edhe sot kur kendoj dhe performoj ne ambiente te ndryshme Live, me kerkojne ta kendoj kete kenge. Megjithate, ju nuk keni shume klipe, pse kjo zgjedhje? Ndoshta sepse eci me moton "Me mire pak, por sakte". Dua qe nese bej nje videoklip tjeter, te jete dicka ku te jem serish vetvetja, si tek i pari. Dua te gjej ende nje kenge, e cila te jete ne lartesine e kerkesave te mia dhe dicka e vecante, qe te mbetet ne mendjet e njerezve ashtu sic mbeti kenga "Era e Tokes", Jua kane vene ne dukje ngjashmerine tuaj me kengetaren Liljana Kondakci? Te them te drejten eshte hera e pare qe degjoj nga ju kete krahasim. Mund te me kene thene qe ngjasoj me kengetaren Marsida Saraci, por tjeter jo. Megjithate mendoj se cdonjeri diku ne bote e ka nje sozi te veten, une megjithate paskam dy sozi, me vjen shume mire aq me teper qe jane kengetare shume te mira. Po lookut tuaj, sa kohe i kushtoni ne dite? Per sa i perket te perditshmes, jam tip sportiv, pasi deshiroj qe gjate jetes normale te ndihem rehat dhe te kryej cdo aktivitet ditor me lehtesi. Ndersa kur behet fjale per punen, patjeter qe i kushtoj rendesi look-ut. Mundohem qe gjithmone te jem ne parametrat e duhur, duke i kushtuar kohen qe duhet. Cila eshte ajo gje apo dicka pa te cilen nuk do te benit dot? E vetmja gje, pa te cilen do te ndihesha kot eshte puna. Gjithnje e angazhoj veten me dicka. Kurre nuk e le veten te rri kot… Puna eshte e vetmja gje, te cilen po mos ta kisha, do te ndihesha e humbur. Jam njeri i palodhur dhe kur e bej dicka e bej me shpirt. Ndonjehere kur shoh njerez qe rrine kot, duke pritur qe gjerat t'ua bejne gati te tjeret ose presin se mos iu "troket fati ne dere", vertet nervozohem. Ju jeni e fejuar, ne mos gaboj, keni menduar per nje date martese? Po, u bene rreth 4 muaj qe jam fejuar. Ende nuk kemi vendosur per nje date martese, por patjeter qe planet jane. Po femijet, cfare ndikimi kane tek ju dhe sa do t'ju pelqente qe te kishit ne te ardhmen? Femijet per mua jane dashuri. Krijesat me naive ne toke… I adhuroj e sidomos kur jane kurioze, qe duan te dine gjithcka duke te lene me goje hapur nga pyetjet qe te drejtojne. Personalisht me realitetin qe ndodhemi, mendoj se nje familje eshte e pershtatshme qe te kete maksimumi 2 femije, ne menyre qe t'ia plotesoje te gjitha nevojat, si femijeve ashtu edhe vetes. A keni ndonje projekt, per te cilin po punoni momentalisht? Une jam tere kohes me projekte, megjithese i kam jashte televizionit me te shumtat. Tani i jam dedikuar nje ambienti, te cilin po e punoj dhe e menaxhoj. Behet fjale per nje Bar-Restorant ne zonen e Golemit dhe pjesen me te madhe te dites e kaloj atje. Ndersa mbremjet neper "live". Por kete vit, projektet e mia jane te shumta edhe per sa i perket botws se televizionit. Po, ne fakt, ju keni studiuar per? Une kam studiuar per Kanto ne Akademine e Arteve te Tiranes, prane pedagogut dhe tenorit te njohur Kastriot Tusha, te cilin gjej rastin ta pershendes sa here me jepet mundesia, pasi eshte nje profesor vertet me nje zemer floriri dhe me ka mbeshtetur shume ne cdo aktivitet. Thuajse te gjithe kengetaret ne kete sezon nxjerrin kenge te reja, po ju e keni ne plan nje te tille? Planet per nje videoklip te ri jane, por fatkeqesisht jo per kete vere. Akoma nuk e kam percaktuar kohen e sakte, por brenda ketij viti patjeter qe do te sjelle dicka te re. Si do ta kaloni kete stine te nxehte, duke pushuar apo duke kenduar? Patjeter qe duke punuar. Pjesa me e madhe e stines se veres, besoj dhe per te gjithe artistet, eshte e mbuluar nga puna. Por nuk do t'ia privoja vetes absolutisht disa dite pushimi. Por keto do te ngelen per fillimin e shtatorit. Sa i perket pushimeve, i kaloni ne Shqiperi apo preferoni t'i kaloni jashte? Mua me pelqejne shume zonat malore, me shume se sa deti. Jam e dashuruar me natyren e gjelber dhe fale te fejuarit tim, jam njohur edhe me Gryken e Kelcyres, qe tashme sa here kam hapesira, mezi pres te shkoj ta vizitoj… Ia rekomandoj gjithkujt qe te pakten nje dite nga pushimet e veta ta rezervoje per te shkuar e vizituar kete vend, pasi vertet do te mahnitet.
( Yllka Selita Koha Jone )

Marjeta Billo: Pa Punen Do Te Isha E Humbur