>
LETERSISHQIP

Zjarri I Zemrave

Lumi i shpirtit ndër vena më vërshon.
Dallgë ortekësh,jehoinë me gëzim,
Krahët e mallit kam dalë përqafoj,...
Dashuria jonë më fal lumturinë.

Po dehem me prushin e këngës time,
Të kam si yll dhe diell do të quaj,
Ti nuk je flaka e një drite vetëtime.
Je dhembja e bukur që më bën Të vuaj.

Unë rrahjet e zemrës akoma ti ndjej,
Busti i hijes time brënda të ka mbetur.
Mbi shtratin e ëndrrave pushtojme qiej,
Zjarri i zemrave kurrë ska për tu tretur.