>
LETERSISHQIP

Shprese

Kroi i buzëve po thahet në vetmi
Lutjet janë zbehur, mbytur në zmog
Pres agimeve një rreze dashuri...
Pres diellin mos të kem më lotë.

Shëtis brigjeve të shpirtit të lodhur
Flas me mallin e viteve mërguar
Ku është drita? Çka ndodhur?
Vetëm mua më ka harruar?

Trazoj mjegullën e reve të bardha
Ndoshta shikoj syrin e një ylli
Dhe mbush dorën me rreze të arta
Siç mbush pyllin me këngë bilbili.