>
LETERSISHQIP

Poezisë

Poezi, muzikë e shpirtit tim
Balsam i dhimbjeve të jetës,
Lutje e përhershme e orakujve,
Besimi me krahë shtrirë nëpër qiell
Bekim i natyrës tënde brishtësi
Udhëtimin i jetës drejt ylberit të shpresës!
Frymëmarrja ime më je *Ti!
Vargu yt, përkujdesje e dritës dhe fatit
Dashuri e fshehtë që lëvrin heshtas në gjak.
Pafajësi e rrëmbyer nga fytyrë engjëllore
Arkipelag i ishujve që flenë nën mjegull
Fluturim që më çon përherë e më larg
Abstraksion në re të padukshme të paditurisë.
Muzë që zë fill me përflakjen e diellit.

DËRGOI: