>
BIOSHQIP
Biografia
Mars, (e lindur në Shqipëri dhe e rritur në Greqi), ajo kthehet dhe vendos të vazhdojë karrierën e saj në Shqipëri. Mars eshte nje mixing e pop, rapper dhe R&B. Mars ne 2020 zgjodhi te bashkepunoj me producentin BO Beatz një nga prodhuesit më të mirë në Shqipëri. Pas projektit të parë Mars nënshkroi kontratë me BO Beatz dhe label e tij Shaketheroomrecords®️

Më datë 7 Janar 2020, Mars publikon videoklipin "La Casa De Papel". Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është frymëzuar nga seriali televiziv me të njëjtin emër. Producenti i shumë hiteve, Nurteel, qëndron prapa këtij projekti muzikor, ndërsa tekstin e kanë shkruar Mars dhe Ghulo. Xhirimi i videoklipit është bërë me regji të Jur Agushiy dhe Aldo Markut, ndërsa për koreografinë është kujdesur Ari Metani. “E falënderoj përzemërsisht ekipin për punën e palodhshme dhe të pakursyer”, ka shkruar Mars në një postim në Instagram.

Më datë 4 Korrik 2020, Mars publikon videoklipin "M'ke Harru", në bashkëpunim me Çiljetën. Teksti i këngës u shkrua nga Marsi & Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.

Më datë 3 Tetor 2020, Marsi publikon videoklipin "Yallah". Teksti i këngës u shkrua nga Marsi, Petro Xhori & Gent Fatali.

Më datë 19 Mars 2021, Marsi publikon videoklipin "C'est La Vie". Teksti i këngës u shkrua nga Marsi, Petro Xhori & Anxhelo Koci.

Më datë 22 Prill 2022, Marsi publikon videoklipin "1 Nate".

Më datë 11 Gusht 2023, Marsi publikon videoklipin "Ti S'do T'ia Dish", në bashkëpunim me Kastron. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.