>
BIOSHQIP

Marsela: “The Voice” Të Formon Si Njeri

04-10-2013
Këngëtarja shumë e suksesshme, Marsela Çibukaj, ka folur para fillimit të spektaklit të talentëve të këndimit, The Voice of Albania, duke u rekomanduar konkurrentëve të rinj që ta përjetonë eksperiencën.



Marsela ishte pjesë e The Voice of Albania ku ka arritur të kualifikohej në finale të spektaklit dhe përkundër faktit se nuk e fitoi atë, ajo ka gëzuar shumë popullaritet për zërin e saj karakteristik dhe ka vazhduar karrierën e saj muzikore.

Në një intervistë për Top Channel, ajo ka folur për përjetimin e saj dhe se si ndihet tani kur po fillon edicioni i tretë i spektaklit.



“Do të rikthehesha përsëri në The Voice. Është një eksperincë e bukur, e cila formon një këngëtar nga aspekti profesional dhe personal. Mua personalisht, më ka dhuruar emocione të pakrahasueshme”.

“Do t’u sugjeroja konkurrentëve të rinj që ta jetojnë këtë eksperiencë me shumë natyralitet, e të mos dalin kurrë nga vetvetja, ta jetojnë atë skenë në maksimum sepse është një eksperiencë e mrekullueshme, pavarësisht nga rezultatet”, u shpreh Marsela.



Ajo shtoi se së shpejti do të publikojë edhe albumin e saj të parë, i cili do të jetë në gjuhën angleze.
(Telegrafi)

Marsela: “The Voice” Të Formon Si Njeri