>
BIOSHQIP

Marsida Saraci, 6 Muajshe Shtatzënë

28-03-2012
Këngëtarët Marsida Saraçi dhe Arbër Arapi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmojnë miq të këngëtarëve, por mbi të gjitha e konfirmon edhe barku i fryrë i Marsidës. Megjithëse prej kohësh janë shkëputur nga televizioni dhe muzika, të dy këngëtarët kanë qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin e tyre në muzikë por edhe për historinë e dashurisë.

Martesa
Ata celebruan lidhjen e tyre asokohe pesë vjeçare gati një vit më parë në zyrat e bashkisë. Marsida ndryshe nga nuset moderne pranoi të merrte mbiemrin e të shoqit, e për këtë arsye që atë ditën e martesës filloi të prezantohej si Marsida Arapi. Ceremonia ndodhi në qytetin e Elbasanit, vendlindja e Arbërit.

Mes të ftuarve morën pjesë shumë këngëtarë të cilët u bënë të njohur nga spektakli "Ethet e së premtes", format televiziv i cili lançoi në tregun muzikor edhe vetë të sapomartuarit. Në fakt, formati televiziv u bë edhe ura lidhëse mes të dyve. Këngëtarët u njohën gjatë organizimit të këtij talent shoë. Historia e tyre ka qenë në rrugë të mbarë që në fillimet e saj e kjo u bë e dukshme edhe nga duetet artistike në skenë.
Publikisht të dashuruar
Kënga "Hapa dashurie", ishte sinjali i parë që ata dhanë për publikun, që shpejt kuptoi se mes tyre kishte diçka më tepër se miqësi e mirë. Lidhja e Arbrit, që ka mbaruar studimet për Mjekësi dhe e Marsidës, e cila ka studiuar për Psikologji, nuk ka kaluar në fshehtësi, edhe pse ata vetë kanë zgjedhur që të mos e "përflasin" shumë në shtyp marrëdhënien e tyre dashurore. Kohë më parë, ndërsa janë pyetur se duken shumë të rinj për t'u martuar (pasi Arbri është 28 tanimë, ndërsa Marsida më pak), këngëtarja është shprehur se "nuk ka një formulë që përcakton moshën e duhur për një martesë të suksesshme". "Mezi kemi pritur të dy ditën që do të jetonim bashkë dhe s'ka ndodhur kurrë që të marrim veprime të nxitura se jashtmi. Gjithçka erdhi natyrshëm", – ka thënë ajo, duke shtuar se natyrisht, në planet e tyre është edhe një bebe. I urojmë çiftit dhe bebes në pritje, jetë sa më të lumtur!
(Bluetooth)

Marsida Saraci, 6 Muajshe Shtatzënë