>
LETERSISHQIP

L A R G

Jam larg
përtej faqeve të kohës
fijeve t`bardha të saj
shkallëve t`fluturimeve
me hapa të krahëve t`përhitur
si kalendar i tejshkuar
n`trastën e harrimeve
mbështjell n`mjegullën e verdhë

Larg jam
afrimit të ardhjes...

Ne i lidh shkëputjet
n`tehun e lëvrimeve
rrathëve t`plasaritur t`kufijve
pritet të dalë kumti
për kohën e mbërthyer
n`orbitën e udhëve të mija

jam larg...

Më shumë nga Martin P Lleshi