>
LETERSISHQIP

Lamtumira

Më del në ëndërr dhe rri fshehtë,
Si hije rëndë përmbi sy,
Qëndron përgjumur zemër e shkretë,
Nga një vegim më bëhen dy.

E lot seç dalin natën syve,
Nëpër qerpikë bie përdhe,
Seç nis shtegëtimin lamtumira,
T'i gjejë zemrës udhë të re.

Po vallë kujtimet shtegëtuan?
Po ndjen dhe zemra në mërgim,
Seç ndrin mes ëndrrash malli,
Në lamtumirën pambarim.