>
LETERSISHQIP

Çrrënjosur

Thashë se do të doja gjatë..., sa jetën,
Sikur lulja petalbukur që s'u vyshk,
Ëmbëlsoje një natyrë të gjithë aromash,
Ja që edhe zemrat zënkan myshk!

Në ndoshta ti s'do duash që të ikësh,
Atëherë kujtomë si lulen tënde në saksi,
Në ngushtime kraharori do të ndjehen,
Petal- shkulurat nji nga nji.

Thashë se do të vije me pranverën,
Dhe një tjetër lule do t'i çelje zemrës time,
Nëpër rrënjë theksuar thellë,
Do të lidheshin ca kujtime...

E tani... kujtomë,
Të t'kujtoj e unë si zemër- rrënjë i shkule pa mëshirë,
E unë prisja edhe një pranverë,
Pabesisht një lamtumirë!