>
BIOSHQIP

Mateus Frroku: Faleminderit Që Po Bëni ëndrrën Time Realitet...

31-08-2013
Mateus Frroku, këngëtari nga Korça që tash e një kohë jeton në Tiranë vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ai na rrëfen më shumë rreth karrierës së tij muzikore si dhe planet dhe projektet që ka për të ardhmen. Në vazhdim ndjekim rrëfimin nga Mateus Frroku...

Teksteshqip: Mateus, na trego pak si ishte kjo verë për ty?

Mateus: Akoma nuk kam mundur të bëj një ditë në plazh. Kjo për faktin se kam qenë gjithë sezonin veror i angazhuar si asnjëherë tjetër me muzikë live, udhetime, muzikë, alkool, por ka munguar pjesa kryesore plazhi. Pavarisht se kam punuar gjithë kohës në bregdet.



Teksteshqip: Përse vera kalon pa asnjë videoklip nga Mateus frroku?

Mateus: Unë kam kohë që kam xhiruar videoklipin tim të parë të cilin e shoqëron një këngë e re e imja. Për shkak të mungesës sime në Tiranë, gjithë sezonin veror kemi menduar të lëmë gjithçka për këtë moment që unë ndodhem në Tiranë. Për të përfunduar gjithë proçesin e videos dhe për ti bërë promon e duhur.

Teksteshqip: Kur do të na sjellësh diçka të re?

Mateus: Do të lançohet kënga ime e re që shoqërohet me videoklip. Është një baladëb "simpatike", që është punuar nga miku im Elgit Doda dhe teksti është shkruar nga unë. Ndërsa surpriza më e veçantë vjen pak më vonë, një bashkpunim me grupim Fisnikët. Kjo mendoj që është diçka e re.

Teksteshqip: Sa ke qenë i angazhuar gjatë kësaj vere nëpër koncerte?

Mateus: Muajin gusht, çdo do natë, në datën 28 kam mbyllur gjithë sezonin veror dhe tani po pushoj pak. Ka qenë verë e "çmendur dhe mizore" kjo me mua(qesh).

Teksteshqip: A keni menduar të realizoni ndonjë album?

Mateus: Tani për tani jo, pasi shikoj diçka primare krijim e materialeve singel. Nuk jam akoma në stadin që të përfaqesohem në treg me një album. Dua që kur të jetë koha për një album nën emrin tim unë ta meritoj vërtetë atë album.



Teksteshqip: Po pjesmarrje në festival? Do te jetë i pranishëm Mateusi këtë vit?

Mateus: Po, mendoj se do të marrë pjesë sërish.

Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë thotë Mateus. Vazhdon të mbetesh "single"?

Mateus: Vazhdoj të jem single?! Që prej moshës 15 vjeçare nuk kam qenë asnjëherë single(qesh). S'mundem të rri pa dashurinë femërore dhe jam me fat që e kam një dashuri të tillë dhe tani.

Teksteshqip: Po pushimet verore i ke mbaruar, apo do të shkosh së shpejti?

Mateus: Tani në fillim të shtatorit besoj do të "arratisem në drejtim të paditur" për diku. E kam të nevojshme, dhe mendoj që në këtë kohë pushimet janë më relaksuese.



Teksteshqip: Mateus ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Mateus: Dhe unë ju falenderoj, vërtetë faleminderit. Për mua gjithmonë është ndjesi pozitive kur i përgjigjesh një inerviste. Për lexuesit tuaj kam vetëm dashuri shpirterore. Sepse pa njerëz nuk do kisha mundur të bëja asgjë. Faleminderit që po bëni ëndrrën time realitet.
(Teksteshqip)

Mateus Frroku: Faleminderit Që Po Bëni ëndrrën Time Realitet...