>
BIOSHQIP

Maya Alickaj, Aksident Një Javë Përpara 21 Dhjetorit

23-12-2012
Mund t’ju duket e çuditshme, por është e vërtetë. Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Maya, ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik një javë më parë, ku fatmirësisht ajo dhe udhëtarët e tjerë nuk kanë pësuar gjë, në ndryshim nga makina, e cila ka dëme të pariparueshme.

Siç mësohet, këngëtarja kishte marrë një udhë të largët bashkë me të fejuarin e miq të saj, por gjatë rrugës, si pasojë e ngricës makina ka rrëshkitur, duke e bërë të pamanovrueshëm aksidentin automobilistik. Ndonëse kjo ngjarje ka ndodhur një javë përpara 21 dhjetorit, që ishte parashikuar nga fisi Maya si fundi i botës, koincidenca e bën shumë të veçantë këtë histori, duke qenë se labja e suksesshme mban gjithashtu emrin Maya.
(Bluetooth)

Maya Alickaj, Aksident Një Javë Përpara 21 Dhjetorit