>
BIOSHQIP
Biografia
Është një djalosh nga Besjana i cili përkundër faktit që është në karrocë invalidore merret aq shumë me muzikë, sa që planet e tij në të ardhmen janë shumë të mëdha. Bëhet fjalë për Agim Pajazitin, apo ‘MC Gima’ i cili ka treguar për dashurinë që ka me muzikën, ndërsa ka theksuar se nevojat e tij të veçanta nuk e ndalojnë të merret me pasionin që ka. Agimi, ndonëse i ri në skenë, shpreson se mbështetja e publikut nuk do t’i mungojë, derisa thekson për fund se do të dëshironte që njerëzit ta dëgjojnë zërin e tij e jo gjendjen.

Më datë 26 Nëntor 2013, Iliret publikojnë videoklipin "Shum Po M'pëlqen", në bashkëpunim me Mc Gima & Readi.

Më datë 27 Nëntor 2014, Mc Gima publikon videoklipin "Veshtire Pa Ty", në bashkëpunim me Alban Feka.

Më datë 9 Tetor 2015, Mc Gima publikon videoklipin "Puthje E Perqafime", në bashkëpunim me Alban Feka.

Në Prill 2016, Mc Gima merr pjesë në Celësi Muzikor 10 me këngën "Të Kujtoj".

Më datë 8 Prill 2017, Gramos Simnica publikon videoklipin "Sa Pak", në bashkëpunim me Agim Pajaziti (Gima).

Më datë 6 Nëntor 2020, Agim Pajaziti (Gima) publikon videoklipin "Kenge Per Zahir Pajazitin". Muzika e këngës u punua nga Nurteel & Bekim Hallaqi (Belle), teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.