>
BIOSHQIP

Mc Kresha, Videoklip Unik Nga P.I.N.T.

06-05-2012
Ata nuk kanë të ndalur. MC Kresha dhe Lyrical Son me 'labelin' e tyre P.I.N.T vazhdojnë të sjellin risi në tregun e muzikës shqiptare, ndërsa kësaj radhe ata e bënë në mënyrë të veçantë, me produksion unik.
P.I.N.T ka publikuar videoklipin e ri, ku në fakt janë të përfshirë dy videoklipet – është një miks i dy videoklipeve në një videoklip. Për Telegrafin, Lyrical Son ka deklaruar se kjo është ideja unike e P.I.N.T.

"Kjo është ide unike e jona. Këtë nuk e ka bërë askush më parë. Janë dy këngë të pjesës së parë të albumit "Për Inati T'Njoni T'tjetrit" dhe që të dyja i kemi përzier në një videolip. Janë dy videoklipe në një videoklip", ka theksuar Lyrical Son.

Videoklipin e jashtëzakonshëm e ka punuar vet produksioni i P.I.N.T, gjë që përbën risi të madhe në përgjithësi për rap 'labelat' shqiptarë, me ç'rast kualiteti flet vet. Ky videoklip i punuar nga vet produksioni P.I.N.T Videos, mund të themi se e bën P.I.N.T rap 'labelin' më të kompletuar, më të madh dhe më të organizuar në trojet shqiptare.
(Telegrafi)

Mc Kresha, Videoklip Unik Nga P.I.N.T.