>
BIOSHQIP

Mc Kresha: Mitrovica, Kurban I Lirise Se Kosoves

04-06-2012
Reperi Mc Kresha, i cili është me prejardhje nga qyteti i Mitrovicës, ka folur për gjendjen kritike dhe konfliktet që janë duke u zhvilluar në këtë qytet të veriut.
Mc Kresha mendon se Mitrovica është kurban i lirisë së Kosovës.

"'Ne (Mitrovica) jemi kurban i lirisë së Kosovës dhe shpresoj që qytet e tjera nuk do të na harrojnë. Jemi si Ground Zero, çka do që të ndodh, ndodh tek ne. E kemi të cenuar të drejtën e lëvizjes së lirë, ndërsa serbët e gëzojnë lirinë e lëvizjes".

"Shpresoj që proceset do të përshpejtohen që edhe shqiptarët të kenë të drejta të barabarta", ka thënë reperi për mediat kosovare.

Sa i përket karrierës muzikore, Kresha s'ka të ndalur.

"Sivjet jam duke punuar shumë projekte me PINT. Albumi im dhe i Lyrical Son janë duke u finalizuar. Pothuajse çdo muaj kemi punuar nga një videoklip", ka shtuar reperi.
( Indeksonline)

Mc Kresha: Mitrovica, Kurban I Lirise Se Kosoves