>
BIOSHQIP

Mc Kresha: Nuk Jam I Interesuar Që Të Jem Subjekt I Rubrikave Rozë

13-07-2012
Reperi Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha dhe këngëtarja Rozana Radi vazhdojnë të jenë të përfolur nga mediat, për marrëdhëniet mes tyre. Këtë herë, mediat njoftuan se lidhjes së dashurisë mes tyre, i ka ardhur fundi. Kjo gjë ka nxitur reagimin e reperit, i cili u ka bërë me dije mediave se nuk është fare i interesuar që të jetë subjekt i rubrikave rozë. "Ne bëjmë muzikë, bile e bëjmë me shpirt. Nuk jam VIP dhe hiç nuk jam i interesuar që të jem nëpër rubrikat rozë të portaleve… Thjesht unë e Rozana jemi duke bërë muzikë të mirë. Respektoni artin," ka shënuar MC Kresha në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Më tej, ai ka ftuar fansat që të blejne albumet e tyre të reja, që pritet të dalin së shpejti në treg.
(vipat)

Mc Kresha: Nuk Jam I Interesuar Që Të Jem Subjekt I Rubrikave Rozë