Mc Kresha, Së Shpejti Albumi I Ri “Air Force 1”
16-08-2012
Ndarja nga Rozana Radi si duket nuk e shqetëson Mc Kreshën. Ai këtë ndarje po e përjeton si shumë normale dhe i është përkushtuar tërësisht karrierës. Në këtë sezon Mc Kresha është duke punuar intensivisht për albumin e tij të ri, i cili shumë shpejt do të jetë në duar të adhuruesve.
Sipas Mc Kreshës, albumi përmban 15 këngë me tematika të ndryshme. "Jam duke punuar mjaft shumë në realizimin e albumit. Besoj se albumi do të pëlqehet në publik, tekstet e këngëve i kam përgatitur vetë, ndërsa kompozimet dhe orkestrimet jam duke i bërë me Enis Preshevën, në bashkëpunim edhe me Strike-Veatz, Big Band, Torch, Severe, Don Arbas, D Ton etj", ka thënë ai për "Zërin".
Albumi titullohet "Air Force 1" dhe janë pikërisht atletet e Mc Kreshës që kanë të bëjnë me këtë emër me të cilin identifikohet edhe aeroporti presidencial i Amerikës. "Kam dashur që albumi të ketë një emër të veçantë dhe besoj se ia kam arritur. Ndërkaq këngët kanë të bëjnë me bazat e Hip Hopit të vjetër", shton ai. Sipas Mc Kreshës albumi do të lansohet bashkë edhe me një videoklip të përgatitur nga produksioni "Pulla". Ky klip dallon nga shumë të tjerë, në të cilin shihet një film i metrazhit të shkurtër dhe Mc Kresha këtë do ta sjellë si një dhuratë për adhuruesit e tij.
(K. Bajrami / zeri)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0