>
BIOSHQIP

Mc Kresha: Ja Pse U Nda Nga Rozana Radi

23-09-2012
Ka qenë një nga ndarjet e bujshme të kësaj vere, por asnjëri nga këngëtarët nuk pranoi të fliste për mediat. Ndërkohë që ndarja nga këngëtarja Rozana Radi bëri shumë bujë në media, reperi kosovar preferoi që kjo ngjarje të kalojë në heshtje, pa dashur të japë komente në media për historinë që mori fund pas një viti. I kontaktuar disa herë nga gazeta "Panorama", reperi ka lënë të kuptohet se në të vërtetë nuk është ndier i gatshëm të flasë hapur për ndarjen dhe të japë detaje për lidhjen me Rozanën, ndërkohë që njësoj është shprehur dhe vetë këngëtarja. Gjithsesi, pavarësisht respektit që kanë treguar ndaj njëri-tjetrit për të mos folur mediatikisht derisa historia të mund të harrohet, pranon të flasë për këtë histori mikesha e Kreshës, Arijeta Oruçi, e cila pohon se Kresha për momentin është i fokusuar në realizimin e krijimeve të reja me Lyrical Son, dhe njëkohësisht po shijon jetën si beqar. Në këtë intervistë, mikesha e tij konfirmon dhe një herë se lidhja e Kreshës me Rozanën përfundoi dhe tani reperi është "single". Ajo mohon gjithashtu fjalët se arsyeja e ndarjes ishte një femër. Pas këtij rrëfimi, ne kemi telefonuar Rozanën, e cila ka pohuar se gjatë historisë me Kreshën i ka njohur të gjithë miqtë e afërt, por për Arijetën nuk ka qenë në dijeni. Le të zbulojmë këtë rrëfim interesant për çiftin Rozana-Kresha nga një person i tretë. Çfarë njohjeje ke me Kreshnikun (Mc Kresha) dhe në çfarë raporti je me të? Kreshën e njoh dhe kam miqësi, pasi është shok i të fejuarit tim. Kështu jam edhe në dijeni të ndarjes nga Rozana, dhe po ashtu të jetës që po bën tani. Pra di që është shumë i angazhuar me muzikën, është duke përfunduar disa këngë të reja me Lyrical Son. Po ndonjë lidhje të re ka krijuar tani, pasi është ndarë nga Rozana? Jo, me sa di, është ende "single", pra nuk di të shoqërohet me ndonjë femër. Mund të na tregosh arsyen e ndarjes nga Rozana? Flitet se e ka tradhtuar atë me një tjetër femër, sa e vërtetë është? Mund të them se Kresha nuk është ndarë nga Rozana për çështje tradhtie, pasi Kresha nuk është tip tradhtari. Unë di që arsyeja e ndarjes është xhelozia, dhe po ashtu nuk përputheshin në tipa mendoj. Shprehesh "njëra palë ishte xheloze", e ke fjalën për Rozanën apo Kreshën? Në 99% të rasteve femrat janë shumë xheloze, po kjo nuk ka shumë rëndësi tani . Unë e them me bindje që Kresha nuk është tradhtar, dhe këtë gjë e di të sigurt… Ka qenë ndarje me sherr apo në mirëkuptim? Janë ndarë me mirëkuptim.
(vipat)

Mc Kresha: Ja Pse U Nda Nga Rozana Radi