>
BIOSHQIP

Mc Kresha: Zemrën E Kam Për Familjen Dhe Miqtë

30-10-2012
Ka edituar albumin e ri me 15 këngë dhe një klip, i cili po pëlqehet shumë, pasi ka arritur gati një milion klikime brenda një kohe të shkurtër. Rep këngëtari i njohur kosovar Mc Kresha së shpejti pritet të shfaqet në një tjetër projekt të madh siç deklaron ai, ndërsa këngën e ish-të dashurës së tij ende nuk e ka dëgjuar.

Sa i kënaqur je me albumin që ke edituar së fundi?

Mendoj se është një start shumë i mirë, duke marrë parasysh se është album dhe si album ka mbërritur diku mbi 400 mijë klikime vetëm një këngë, ndërsa klipi i fundit ka arritur më shumë. Edhe pse e ka ndalur hovin pak albumi, ndoshta kanë dashur ta dëgjojnë më shumë të gjithë albumin sesa klipin e fundit, kryesisht është duke shkuar më mirë seç kam pritur.

Prej 15 këngëve që ke në album, cila është më favorite?

Nuk e di, seriozisht ndoshta për shijen time Screen, ndoshta pse është e para kur kam filluar të punoj albumin.

Kënga "Cok gyzel" është realizuar edhe me klip, ku është përgatitur ky projekt?

Videoklipi është realizuar disa pjesë në Kosovë, pjesë të cilat nuk është dashur të shfaqet patjetër Turqia, dhe disa pjesë në Stamboll. Klipin ma ka sponsorizuar Red&Black Jeans, tekstin e këngës e kam punuar unë, ndërsa në klip ka aktruar edhe K-Master producenti im, një klip me 5 karaktere.

Pikërisht ky klip ka qenë mollë sherri mes teje dhe Bleros si dhe Blerim Destanit, sponsor i klipit dhe mikut tuaj të përbashkët?

Ou, nuk doja të flisja për këtë punë, nuk dua të prononcohem për gjëra private. Por, nëse dikush më ofendon mua, është jo etike. Nëse ka diçka kundër meje muzikalisht, le të flasë.

A ke menduar që sivjet të marrësh pjesë në ndonjë festival apo te "Kënga Magjike"?

Jo, këtë vit, pasi jam i zënë me një projekt akoma më të madh me labelin tim që së shpejti do të shfaqet, por kam realizuar edhe një këngë tjetër të re me Faton Maculën, është këngë jashtë albumit, jemi duke realizuar projektin, por s'dua të flas më shumë rreth kësaj pune.

A je duke e ndjekur "Këngën Magjike"?

Jo, nuk kam kohë të shikoj televizor, jam duke realizuar projekte.

A mendon se ke zemër?

Mendoj që kam zemër dhe kam zemër për muzikë të mirë.

Për diçka tjetër?

Kam zemër për familjen time, shoqërinë time…

Pyetja lidhet me këngën e fundit të Rozanës, sipas thashethemeve flitet se këtë këngë ta ka dedikuar ty…

Po flasim artistikisht, Rozana është një artiste e madhe dhe shkruan tekste të bukura dhe mendoj se ka një tekst shumë të mirë. Nuk e kam dëgjuar këngën, por shpresoj dhe mendoj se do ta ketë votën time.

Blero shan Kreshën te Blerim Destani

''Red&Black'', kompania e xhinseve të aktorit Blerim Destani, ka qenë sponsor i klipit të ri të Mc Kreshës ''Cok gyzel'', klip ky që është pëlqyer shumë nga fansat, ndërsa është bërë mollë sherri mes Bleros dhe Kreshës. Ndërsa Blero ka filluar të flasë edhe publikisht kundër ish-mikut të tij tek aktori Blerim Destani, për shkak se ky i fundit ka sponsorizuar Kreshën. Ende nuk dihen arsyet e Bleros në këtë rast, por një gjë e dimë, se Kresha dhe Blero kanë qenë shumë miq në fillim të karrierës, madje kanë realizuar edhe disa bashkëpunime në duet. ''Bro, dëgjova se keni qenë sponsor i një klipi të njërit që është shumë sh't!'', thuhet në komentin e Bleros lënë aktorit Destani.
(Panorama)

Mc Kresha: Zemrën E Kam Për Familjen Dhe Miqtë