>
BIOSHQIP

Tjetër Super Videoklip Nga PINT

14-08-2013
Lyrical Son dhe MC Kresha do të lansojnë sonte në mbrëmje videoklipin e ri të këngës nga albumi i ri, të titulluar “Special”. Telegrafi ju sjell disa sekuenca të videoklipit para premierës zyrtare.

Hip hop labeli PINT ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit. Ishte Lyrical Son ai që shkaktoi tërmet në skenën e hip hopit shqiptar me albumin “ZimaSamShevy”, tërmet që ende po ndihet pasi është vetëm dita e dytë e lansimit.

Dallohen këngët “Extravaganza”, “Qa Ki”, “Oxygen” të gjitha këto këngë të reja të albumit të ri dhe natyrisht është kënga “Special” ajo që do të bëhet një hit i madh.

Kjo për shkak se sonte pritet publikimi i videoklipit të ri të këngës së shumëpritur. Lyrical Son në ndejën private të organizuar për kolegë dhe media në hotel Sirius zbuloi videoklipin e ri të këngës “Special” të xhiruar në Dubai.

Artistët e ndryshëm të pranishëm si Mc Kresha, Capital T, ErgenR, Elinel, Gjira dhe fytyrat tjera prominente të botës së medias si Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti bashkë me mysfairët tjerë e mirëpriten klipin e ri, sekuencat e të cilit ju sjell Telegrafi, para promovimit të po këtij projekti sonte mbrëma.

Albumi “ZimaSamShevy” ka 25 këngë dhe tashmë është pritur mirë nga publiku.

Videoklipi në YouTube publikohet në ora 18:00 dhe vjen si premierë në portalin Telegrafi në bashkëpunim me kompaninë OnAir.
(Telegrafi)

Tjetër Super Videoklip Nga PINT