>
BIOSHQIP

Mc Kresha, 2 Fjalë Për Klipin “N’disko”

27-09-2013
Mc Kresha ka lansuar projektin e tij më të ri, videoklipin e titulluar “N’Disko”. Videoja ishte paralajmëruar po thuajse dy muaj më parë, por mbase sezoni i ngjeshur i verës ka shtyrë ca planet e Kreshës për lansimin e saj. Klipi, i realizuar nga Vissound Media, përmban sekuenca të koncerteve të Kreshës nëpër klubet anë e mbanë trojeve shqiptare. Edhe ky projekt vjen nën ombrellën e produksionit PINT, që udhëhiqet nga Kresha dhe Lyrical Son. Kënga e fundit e Kreshës ishte pikërisht bashkëpunim me Lyrical, “Me Ta Pyl”, që rezultoi me shumë sukses. Në vazhdim mund të përcillni videoklipin më të ri të reperit kosovar, “N’disko (t’shqiptarve)”.
(Telegrafi)

Mc Kresha, 2 Fjalë Për Klipin “N’disko”