>
BIOSHQIP

Mc Kresha: Po Punoj Me Albumin E Ri

29-09-2013
Reperi shqiptar, Mc Kresha, ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e tij të ri. Këto pohime ai i bëri gjatë emisionit “Oxygen” në KTV, ku pranoi se është duke punuar në albumin e ri.



“Po, shumë shpejt do të vijmë me gjëra të reja. Kemi filluar të punojmë në një album të ri. Shpresoj të finalizohet së shpejti”, theksoi Kreshnik Fazliu. Gjatë emisionit, reperi tregoi aftësitë e tij të interpretimit ‘live’ pasi në mënyrë të drejtpërdrejt me instrumente performoi këngët “Cok Guzel” dhe “Çele Çadrën”. Mbrëmjen e të enjtes, Kresha publikoi edhe videoklipin e ri të këngës së re “N’disko”.



Albumi i ri i Mc Kreshës do të pasojë albumin “Air Force 1” të publikuar një vit më parë dhe do të vijë pas suksesit të jashtëzakonshëm të kolegut të tij të PINT, Lyrical Son me albumin “ZimaSamShevy”.
(Telegrafi)

Mc Kresha: Po Punoj Me Albumin E Ri