>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Amsterdam” Nga Mc Kresha

17-03-2014
MC Kresha ka publikuar videoklipin më të ri të këngës që mban titullin “Amsterdam”.



Strike Beatz e kanë burë muzikën, ndërsa incizimi dhe miksimi është bërë nga Rockie. Videoklipin e ka realizuar produksioni PinkMoon Creative.



“Amsterdam” është temë muzikore e filmit me regji të Fatmir Koçit, “Amsterdam Express”. James Biberi, Blerim Destani, Natasha Goulden e Olta Gixhari – janë disa nga aktorët që luajnë në këtë film.



Kënga është pjesë e albumit të Mc Kreshës, ndërsa tekstin e ka shkruar në bazë të njërit prej roleve të protagonistëve të filmit.



Sipas një lexuesi të Express, kënga "Amsterdam" është vjedhur nga rap këngëtari Booba Paname, e lansuar dy vite me parë.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Amsterdam” Nga Mc Kresha