>
BIOSHQIP

“E=mciklopedi”, Së Shpejti Albumi I Ri Nga Mc Kresha

21-03-2014
Reperi i label’it PINT, McKresha, pas lansimit të këngës me videoklip ‘Amsterdam’, tani po punon intensivisht për të nxjerrë sa më shpejtë edhe albumin e tij më të ri.



Coveri i CD’së tashmë ka dalur dhe duket një punim mjaft klasik e njëkohësisht nteresant.

Të gjithë anëtarët e PINT janë shprehur shumë të ngazëllyer për këtë album, duke thënë që ky do të jetë një kryevepër, e sidomos Lyrical Son, i cili është edhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Kreshës.

Bashkëpunime të shumta do ketë edhe me artistë të tjerë. Siç është mësuar, ndër ta do të jenë edhe amerikanët e grupti Dipset dhe një nga këngët do të jetë ‘Young, Wild & Livin' It’.

Po shihet që PINT-at nuk po ndalen, ka edhe shumë befasi tjera për të cilat ende nuk është bërë e ditur.



(lajmi)

“E=mciklopedi”, Së Shpejti Albumi I Ri Nga Mc Kresha