>
BIOSHQIP

Mc Kresha Flet Rreth Albumit Të Tij Të Ri “Emceeclopedy”

16-05-2014
Reperi shqiptar, Mc Kresha, ka deklaruar në një prononcim për Telegrafin se ai është i kënaqur me albumin e fundit të tij, por refuzoi që të flasë për konfliktin e fundit me Stresin.

Së fundmi Mc Kresha arriti të korrë sukses me albumin e ri “Emceeclopedy”, i cili edhe pse nuk është në YouTube, ka arritur sukses të konsiderueshëm, me të cilin si duket është ndarë i kënaqur reperi nga Mitrovica.

“Defintiivisht, jam shumë i kënaqur me albumin”, theksoi Mc Kresha, i pyetur për suksesin e albumit.

Albumi është punuar nga StrikeBeatz, i cili është producenti kryesor i PINT, teksa regjistrimi i këngëve është bërë në produksionin RedBox.

Në kuadër të albumit është edhe videoklipi “Amsterdam”, i cili ka arritur rreth 1 milion klikime, një sukses i jashtëzakonshëm i publikuar para albumit.

Kohëve të fundit ka shpërthyer edhe një konflikt verbal mes tij dhe Stresit, ku ky i fundit është ndjerë i prekur nga një pjesë e tekstit në këngën “Hall of Fame”.

Deri tani Stresi është kundërpërgjigjur duke ardhur në Prishtinë, e madje publikoi një 'diss' kundër Mc Kreshës.

Dhe, i pyetur nga Telegrafi për këtë konflikt, Mc Kresha ka refuzuar që të komentojë.

“Emceeclopedy” ka gjithsej 13 këngë, dhe është kënga “Amsterdam” ajo që është realizuar me videoklip

Pa u mbushur 24 orë nga dalja e albumit "EMCEECLOPEDY" të MC Kreshës, në internet ofrohej në mënyrë pirate shkarkimi i këtij albumi falas. Faqja e cila tashmë është nën zotërimin e P.I.N.T i përkiste një shqiptari nga Zvicra, i cili tashme përballet me gjyqin për shkelje të të drejtave të autorit.

Ne kemi mësuar se brenda 12 orëve të para albumi është shkarkuar 20.000 herë duke i shkaktuar një dëm prej rreth 200.000 frangash zviceriane publikuesve, të cilët kanë investuar maksimalisht në realizimin sa më cilësor të këtij projekti. ”EMCEECLOPEDY” nga MC Kresha ka pasur shitjet më të mira të vitit në Kosovë dhe mund të blihet në mbarë botën, në saje të dyqanit elektronik iTunes.


Mc Kresha Flet Rreth Albumit Të Tij Të Ri “Emceeclopedy”