>
BIOSHQIP

“Luv Luv” Nga Mc Kresha, Mbi 3 Milionë Klikime

13-08-2014
Kënga "Luv Luv", të cilën Mc Kresha e kishte lansuar në Youtube në mesin e muajit Maj, ka arritur të grumbullojë mbi 3 milionë shikime. Përmes një foto në Instagram Mc Kresha ka falënderuar të gjithë fansat e tij që e kanë mbështetur atë në arritjen e këtij suksesi.



“Falemnderit për 3M (million), një falënderim i veçantë shkon për ata që mundësuan arritjen e një suksesi të tillë” shkruan në shkrimin që e kishte vendosur poshtë fotografisë.



Kresha po shijon edhe një tjetër sukses në karrierën e tij, albumi i tij po blihet mjaftë shumë kurse kënga në bashkëpunim me Noizyn, Lumi B, Varrosin dhe Lil Kolin tashmë ka arritur rreth 500 mijë shikime.
(Express)

“Luv Luv” Nga Mc Kresha, Mbi 3 Milionë Klikime