>
BIOSHQIP

Të Gjithë E Duan Medën Për Bajram

14-10-2013
Na bëri përshtypje një datë e njëjta sic është ajo e 15 tetorit, ku është festa e madhe e Kurban Bajramit, ku Meda do të ishte në orare të ndryshme për të kënduar në dy qytete. Dhe ishte e vërtetë këtë e vërtetuam nga menaxheri dhe drejtuesi i kompanisë IB Events, Ilir Balija, pasi për Medën kanë shprehur dëshirën shumë organizatorë në Kosovë ta kenë këtë mbrëmje. Nga Prizreni e më pas në Prishtinë në këtë natë të madhe, e më pas të nesërmen do të udhëtojë për në Gjilan një tjetër koncert atje e të enjten në Mitrovicë. Ky është i palodhshmi dhe këngëtari më i kërkuar për festën e Bajramit , Meda. Si duket të gjithë shqiptarët për këtë festë duan të dëgjojnë zërin e Medës dhe të jenë aty ku ai këndon.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Të Gjithë E Duan Medën Për Bajram