>
BIOSHQIP

Meda Dhe Noizy “Kallin” Publikun E Diasporës

05-11-2013
Natyrisht se ku është Meda dhe reperi Noizy, publiku është i pafund, por edhe kur një organizim ka firmën e “IB Event”. Në natën e fundit të muajit të sapo kaluar në Neuss në Düsseldorf të Gjermanisë në diskon ‘Golden Time’ është mbajtur një super mbrëmje ku artistët Meda dhe Noizy janë pritur shumë mirë nga pupliku i madh i shqiptarëve që kishte mbushur këtë disko të madhe plot e përplot. Kompania e organizimeve ‘IB Events’ që drejtohet nga Ilir Balija ka gati organizimin e rradhës ku do të mbahet në disko Reyna në Hanover me 16 nëntor e ku do të këndojnë artistët Meda, Bajram Gigolli dhe Astrit Mulaj.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Meda Dhe Noizy “Kallin” Publikun E Diasporës