>
BIOSHQIP

Edhe Meda Takohet Me Bashën

30-03-2014
Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë javës që kaloi ka qëndruar në Kosovë e më saktësisht në Deçan, komunë e Kosovës e cila për momentin udhëhiqet nga kuadër të partisë së Ramush Haradinajt.

Arsyeja e qëndrimit të Bashës atje është se ai është shpallur qytetar nderi i kësaj komune.

Nën masa të forta sigurie, kryebashkiaku i Tiranës i shoqëruar edhe nga ish Kryeministri Haradinaj dhe bashkëpunëtorë të tij pas marrjes së dekoratës si qytetar nderi kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve të luftës duke bërë homazhe nderimi atje, si dhe ka pasur takim me qytetarët e këtij qyteti.

Pas të gjithë ceremonisë, kryebashkiaku i Tiranës ka pasur edhe një takim me këngëtarin e njohur Meda me të cilin edhe është fotografuar.
(Express)

Edhe Meda Takohet Me Bashën