TEKSTESHQIP

Medi Zena
Jam Jabanxhi
Lyrics

As ma fal pak o moj dashurinë
prej së vogli të kam dashtë,
prej së vogli të kam dashtë
sa m’qenke rrit sa m’qenke tretun
me kto dy sy o moj kur të pashë
sa m’qenke rrit sa m’qenke tretun
me kto dy sy o moj kur të pashë.

Jam jabanxhi-e jam vetëm-e
i mjeri si ta çoj jetën-e
jam jabanxhi -e jam pa njeri
s’u çoka jeta pa dashuni

O do marr trasjen o mi kurriz-e
portë me portë do trakullij
portë me portë do trakullij,
porsi lipsqar unë do të bahem
Behijen s’e la pa shti në dorë
porsi lipsqar do të bahem
Behijen s’e la pa shti në dorë

Floku i Behijes kunorë, kunorë
i mjeri si s’ja zura me dorë
Jam jabanxhi -e jam pa njeri
s’u çoka jeta pa dashuri

Një ditë kalova nga porta jote
m’rrije m’dritare tuj qëndis
m’rrije m’dritare tuj qëndis
harkove sytë e më shikove
Behije zemrën o seç ma more

Jam jabanxhi -e jam vetëm-e
i mjeri si ta çoj jetën-e
jam jabanxhi -e jam pa njeri
s’u çoka jeta pa dashuni…