>
BIOSHQIP
Biografia
Mehdi Krasniqi u lind në fshatin Carrallukë, më 01.09.1981.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Malishevë,
ndërsa studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega e gjuhës shqipe në Prishtinë.
Në vitet 2002-2003, punoi si bashkëpunëtor për revistën “Nepër Ju” në Skenderaj.
Në vitin 2003 punoi mësues në SHFMU “Imer Krasniqi”. Në vitet 2003 dhe 2004 punoi mësues në SHFMU ”Hilmi Hoti” në Carrallukë.
Në vitin 2003, u zgjodh kryetar i Klubit letrar “Tafil Kelmendi” tash Shoqata për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi”, këtë
pozitë e mbajti deri në vitin 2013. Që nga viti 2005, punon zyrtar për rini në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë.
Ka botuar këto vepra letrare:
“Errësirë, Flakë dhe Dritë”, poezi, 2001
“Pasqyra e humbur”, poezi, 2003
“Thonjtë e enigmës”, roman, 2003
“Gëzonera”, poezi, 2004
“Shpirti im”, poezi, 2006
“Ditar jete”, ditar, 2007
“Gjurmës”, poezi, 2013.
Ka përgatitur dhe botuar dy përmbledhje poetike me grup autorësh:
“Flas me fjalën tënde”, poezi, 2017
“Këngët e rilindjes” (kushtuar dëshmorit të kombit Imer Ramë Krasniqi), poezi, 2018
“Lëkundje lavjerrësish”, poezi, 2020
"Kohë përtej dhimbjeve", roman, 2020
Ka botuar edhe në revista, gazeta letrare dhe në përmbledhje poetike të ndryshme: Antologjinë Poetike Universale “Korsi e hapur”, përgatitur nga Kristaq Shabani
Revista”NepërJu”, Skenderaj
Gazeta Nacional-Tiranë
Revista letrare “Në rrugëtim me Yllka Domin”- Gjakovë
Revista letrare “Sharri poetik”- Sharr
Revista Letrare Periodike “Urat”-botim i Klubit të Shkrimta-
rëve dhe Artistëve-Tropojë
Gazeta Telegrafi-Tiranë
Përmbledhja poetike “Thërret zëri i shpirtit”- grup autorësh,botim i Klubit letrar “Tafil Kelmendi” mbështetur nga DAKS i komunës së Malishevës
Përmbledhja poetike “Nga gjerdani kombëtar”, grup autorësh, botim i Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit.
Përmbledhja poetike “Malli poetik I dhe II”- grup autorësh,botim i Shoqatës së shkrimtarëve Naim Frashëri të Fushë-Kosovës, përgatitur nga Asllan Qyqalla
Përmbledhja poetike “Alepo-Dhimbje në Siri”-grup autorësh, përgatitur nga Tyran Spahiu
Përmbledhja poetike me grup autorësh “Nëna”- përgatitur nga Rrahman Hyseni
Është fitues i vendit të parë për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare në Manifestimin e 7-të tradicional letrar ”Ora e
Tahir Deskut”, viti 2015, në Klinë.
Në vitin 2017, nga SHKL “Tafil Kelmendi” është nderuar me Çmimin Vjetor “Dr.Tafil Kelmendi”.