>
BIOSHQIP

Mentor Gashi Këngëtari Që I Kall Dasmat

27-01-2017
"Për projektin e fundit jam shumë i lumtur dhe do besoj që do ju pëlqejë dhe fansave e gjithë shqiptarëve mbarë botës, jam i kënaqur me tekstet e Ejup Shabanit dhe muzikë të Armend Mustafës sx Erdynaj Hertema dhe gjithë që bashkëpunoj Suzana Fazliut tekstshkruese dhe muzik Rahmon Kryjeziu", shton më tej Mentori. Ai është nga Kosova por jeton në Gjermani. Me muzikë meret që në moshë të re diku në vitin 1993 si thotë ai vetë duke nisur të këndojë me shokë nëpër lokale të ndryshme e më pas edhe në dasma. "Kariera ime me muzikë filloi shumë herët që në vitin 1993 duke kënduar me disa shokë të mi në Kosovë nëpër lokale dhe më pas edhe në dasma. Kënga që më bëri më të njohur është pa prindërit e mi e më pas edhe shumë këngë me klipe e disa albume", thekson kështu mbi punën e tij, Mentor Gashi. Kam qenë 15 vjec kur kam kënduar folklor derisa tanimë 17 ja kam nis me mikrofon kurse në vitin 1993 kam dal para publikut e nuk jam ndalur kurrë. Ka pak kohë që ka hedhur në treg edhe projektin e tij të fundit.



(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)