TEKSTESHQIP

Mentor Kurtishi
Çka Ka Zogu
Lyrics

Qka ka zogu që po qan
Ka lanë shpi ka lanë vatane
Ka lanë motra e vllazni
E ka ardhun gurbetlie

Ka lanë motra e vllazni
E ka ardhun gurbetlie

Qka ke zog që s`të zen gjumi
Athu nata ku të zurii
A ke bukë e a ke ujë
A po t`lodh ty dheu i huje

A ke bukë e a ke ujë
A po t`plak ty dheu i huje

Del në derë nëna e mjerë
I run mollat dimër vere
I run mollat nana e ngrat
Ditë e natë len derën hape

I run mollat nana e ngrat
Dimër verë e len derën hape

Ty të pret nëna e ngrat
Kthehu bir n`vatanin tane
Kthehu bir n`vatanin tan
Se gurbeti është i rane

Kthehu bir n`vatanin tan
Ooheeeeheeeejjjj
Se gurbeti o është i ranë ofaiii

DËRGOI: