>
LETERSISHQIP

N'mes Dy Rrezesh

M´akuzuan një ditë mëkatarët,
sall dënesjet mund t´dëgjoheshin brënda mllefit,
pse po përvetësuakam fisnikë

Ti don t´jesh shartim midis dy lisash, nuk rrnohet n´hije,
bujarë e t´parë janë n´emën shpie

Dy etër shpirti* n´kohë e n´mot, trasuan hije
mos rri n´mes, ftohtësia vret,
thua se nuk kenkem t´njëjtës palcë

Jo, m´tha babloku, janë dy rreze e ti lis n´mes tyne
Biro, n´mos paç as daç Fis, Fisnik i kuj mund t´jeshë

Rri n´rrajë tua, ato s´ti vjedhë kush,
shartimet i than´ moti, i then fryma, i vret bryma

Eh … ani, ani … edhe n´hije t´ka hije
t´lisav t´tu i ke, struherë për erë, për nderë

Pesha âshtë e rânë pët ata që s´mun e çojnë,
bartja bâhet n´gjeti

Le t´mrizojnë fjaltë, djalo, flladiten vetë prej t´nxemes
tue rrehë veten pykë e çykë,
sa me i durua veshi … sa me t´i kfjellua sytë