>
BIOSHQIP

Meti Berbartovci Ftohet Në Një Produksion Të Huaj

03-05-2014
Nuk është emër i pa dëgjuar në tregun muzikor shqiptar, pasi ka disa këngë të bukura dhe videoklipe, por këtë herë mësojmë për artistin një sukses dhe bashkëpunim interesant që po e pret. Është fjala për këngëtarin nga Kosova që jeton në Zvicër, Meti Berbatovci, ku mësojmë se ka nisur bisedimet me një produksion zvicran dhe ka arritur atë cfarë dëshironte. Ky produksion i ka ofruar këngëtarit menaxhimin e videove dhe këngëve dhe cdo gjë që ka të bëjë me punën e tij si artist, madje sapo i ka realizuar dhe disa foto të bukura Metit, foto të cilat vijnë edhe te ne. Këngëtari është ndjerë shumë i lumtur për këtë bashkëpunim dhe mundësi që kishte kohë që e ëndërronte, pasi produksioni www.deeprod.ch ka në shtëpinë e tyre disa artistë dhe përsonazhë shumë të njohur ballkanik, e që nga sot e tutje do të figurojë edhe emri i artistit shqiptar Meti Berbartovci. Ne nuk mund të zbulojmë më, por duhet të presim pasi artisti është duke punuar me këtë produksion të huaj këngën e tij të parë, madje nuk mundemi të zbulojmë nëse kjo këngë që do të vijë me një video më ndryshe e të bukur, do të jetë në gjuhën e huaj apo jo, por gjithsesi gëzohemi për një arritje të artistit shqiptar.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Meti Berbartovci Ftohet Në Një Produksion Të Huaj