>
BIOSHQIP
Biografia
Kengetari Meti ka filluar te merret me muzike qe nga mosha 13 vjeçare prane nje shoqerie kulturore artistike, aktivitet ky qe e ka impenjuar per nje kohe te gjate. Këngëtari me origjinë nga Gjilani ka vite që jeton në Zvicër. Meti ka vite që këndon dhe pritet mirë nëpër koncerte të shumta sidomos në Diasporë.

Ne vitin 2005, ka marr pjese ne Festivalin Kosovafest, ku eshte cilesuar si sex simboli i festivalit. Me vone ka filluar punen per albumin e pare, te cilin e nxorri ne treg ne vitin 2007 me titullin "Ska problem".

Në Shtator 2007, Gjoni & Meti marrin pjesë në Mikrofoni I Artë 2007 me këngën "Dy Zemra Ke Ne Dore". Kjo kenge u inkludua ne albumin e dyte te Metit, qe doli ne treg me titullin "Rrall e permall".

Më datë 14 Tetor 2011, Meti publikon videoklipin "Incident".

Në Maj 2013, Meti merr pjesë në Celësi Muzikor 7 me këngën "Dashurinë Nuk Mund Ta Paguaj", një këngë e bukur dhe me plot ritëm që duket që në start që është pritur shumë mirë.

Më datë 24 Prill 2013, Mc Man publikon videoklipin "Vetem Ty", në bashkëpunim me Meti.

Më datë 29 Qershor 2013, Meti publikon videoklipin "I Njejti Rast Nuk Vjen Dy Here". Teksti u shkrua nga Agron Jashari.

Më datë 27 Korrik 2013, Altin Sulku & Ina Sulku publikojnë videoklipin "Dashuria", në bashkëpunim me Metin. Muzika e këngës u punua nga Marenglen Boja, ndërsa teksti u shkrua nga 52oni. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 4 Prill 2014, Meti publikon videoklipin "Si Ty Nuk Gjej", në bashkëpunim me Mc Man.

Më datë 27 Nëntor 2014, Meti publikon videoklipin "Love". Muzika e këngës u punua nga Driton Sopa & Gezim Lazri, ndërsa teksti u shkrua nga Driton Sopa.

Në Janar 2015, Dj-Gjebro merr pjesë në Prizreni Music Fest 2015 me këngën "Habibi", në bashkëpunim me Meti.

Më datë 13 Korrik 2015, Meti publikon videoklipin "Tallava", në bashkëpunim me Eroll Murati.

Më datë 24 Qershor 2017, Meti Berbatovci publikon videoklipin "Senjorita".

Më datë 17 Nëntor 2018, Meti Berbatovci publikon videoklipin "Diagnoza".

Më datë 1 Mars 2020, Meti Berbatovci publikon videoklipin "Engjulli Im".

Më datë 4 Tetor 2021, Meti Berbatovci publikon videoklipin "Dylberat".