TEKSTESHQIP

Michela Paluca
Një Përqafim
Lyrics

S`e mendoja kurrë, Se do t’kisha larg.
Vetëm dije se do të doja t’kisha dhënë,
Për herë të fundit përqafim.
Sa do doja shpirti im!

Lotët mi kanë marrë, e nuk mundem as të qaj.
Mos më ki merak se gabimet vetë i mbaj.
Por për herë të fundit përqafim,
Më jep të lutem shpirti im!

Merrja Zot, mallin që ka për mua sot.
Vetëm atë mos ta mundojë,
Mos e lër që të më kujtojë.
Hidhe poshtë, fatin që dhe një herë gaboi.
Dhe pse falje sot kërkoj,
Mos ma jep, s`e meritoj.

A je ti, Vetëm sikur unë a je dhe ti?!
Apo dikush tjetër sot te ti,
Zuri vend dhe mua më ka fshirë.
Nuk e di. Nuk jam e sigurt’ a dua ta di.
Si mund ta besoj që unë dhe ti,
Një moment i mbetur në perëndim?!

Merrja Zot, mallin që ka për mua sot.
Vetëm atë mos ta mundojë,
Mos e lër që të më kujtojë.
Hidhe poshtë, fatin që dhe një herë gaboi.
Dhe pse falje sot kërkoj,
Mos ma jep, se meritoj.