>
BIOSHQIP

Mihrije Braha, Së Shpejti Xhirimet E Klipit “Ani, Ani”

09-01-2014
E përkushtuar ndaj karrierës, mbase edhe ndaj dukjes, këngëtarja Mihrie Braha po gjen çelësin e suksesit të saj. Gjatë tërë vitit që lëmë pas këngëtarja nuk pushoi së krijuari projekte të reja për adhuruesit e saj.

Ndonëse angazhim të madh ka pasur edhe në realizimin e emisionit “Odeon” bashkë me bashkëshortin e saj Naim Abazi.

Mihria arriti të përmbyllë një vit të mbarë, me mjaftë prurje të reja, dhe për fund vit, gjegjësisht në programet festive të Vitit të Ri ajo solli në treg këngën “Ani, ani” që për momentin po thyen rekorde të tregun tonë muzikor.



“Jam shumë e lumtur që në fund të vitit solla një këngë mjaftë të mirë për adhuruesit e mi. Në fakt me këtë projekt e përmbylla një vit të mbarë me shumë suksese dhe për fundvit në programet festive promovova projektin më të ri, me këngën ‘Ani ani’ që po vazhdon të pëlqehet shumë në publik”, ka thënë ajo.

Këngën e kanë përgatitur Granit Gashi dhe Driton Sopa, ndërkaq kënga trajton temën e dashurisë. “Kënga ka një tekst mjaftë të qëlluar që bëhet fjalë për një dashuri të dështuar e cila fatkeqësisht është e pranishme tek femrat tona” shton ajo.

Kjo këngë sipas Mihries do të ketë edhe videoklipin i cili shpejt do të plasohet në treg, por gjatë kësaj periudhe këngëtarja është duke pritur ndryshim të klimës për të nisur xhirimet.
(Zëri)

Mihrije Braha, Së Shpejti Xhirimet E Klipit “Ani, Ani”