>
BIOSHQIP

Mihrije Braha, Punë Intensive Para Sezonit Veror

10-05-2014
Emri i saj radhitet prej vitesh ndër emrat më të suksesshëm të skenës. Është fjala për këngëtaren Mihrije Braha, e cila me këngët dhe punën e saj e palodhshme, vazhdon të jetë aktive dhe të sjellë gjithmonë suksese në muzikë.



Edhe për këtë sezon, Mihrija tregon se po punon intensivisht. Ajo shprehet se brenda dy muajsh do kthehet në skenë me dy këngë të reja. “Kam disa këngë dhe kam në plan që brenda dy muajve të lansoj dy prej tyre. Jam në punë e sipër me këto projekte dhe shpejt do vendos se cilave prej tyre do ti bashkangjitet edhe videoklipi”, ka thënë Mihrije Braha.



Ajo gjithashtu ka përmendur edhe bashkëpunëtorët me të cilet po përgatit këto projekte “Për këngën e parë kam bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin, Aida Barkaun, Granit Gashin dhe Driton Sopën. Ndërsa këngën tjetër e ka punuar Naimi”.
(Arbnora Xani)

Mihrije Braha, Punë Intensive Para Sezonit Veror