>
BIOSHQIP

Mihrije Braha: “Pranverë Në Kokën Time...”

28-05-2014
Si duket koha e mirë që ka marrë këtyre ditëve, ka shtyrë këngëtaren Mihrije Braha të ndryshojë ngjyrën e flokëve të saj, duke i bërë flokët disa lloje ngjyrash verore.

Ajo nëpërmjet një fotoje të postuar në profilin e saj në ‘facebook’ ka treguar për ndryshimin në flokët e saj, ndërsa këtë ndryshim e ka pagëzuar me emrin pranvera në kokën time.

“Një ndryshim i i vogël...në flokët e mia ka çelur pranvera...ha ha ha nëse ju pëlqen po dihet...një like për pranverën në kokën time...M.B” , ishte ky mbishkrimi që kishte lënë këngëtarja në foton e saj. E për më shumë ky ndryshim i këngëtares vërtet u pëlqye nga fansat e saj, pasi që fotoja të cilën ajo e kishte postuar ka marrë më shumë se 850 pëlqime. Ndryshe Mihrija do të vijë se shpejti me dy këngë të reja të cilat është duke i punuar.
(Express)

Mihrije Braha: “Pranverë Në Kokën Time...”