Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mikrofoni I Artë 2002

TV/Radio: Vizion+ / Radio +2

Pas një nate magjike në Pallatin e Kongreseve, ku u zhvillua festivali i parë i këngës moderne nga "Radio+2"
"Mikrofoni i artë" shpall fituesit e tij

Festivali "Mikrofoni i artë", pas një gare të gjatë radiofonike, ka finalizuar mbrëmë në një spektakël të madh fituesit e tij. "Djemtë e detit" merituan mbrëmë në Pallatin e Kongreseve "Mikrofonin e artë", pra çmimin e madh të Festivalit të parë të këngës moderne shqiptare organizuar nga "Radio+2, çmim ky që ju dorëzua këtij grupi nga kryetari i bashkisë së Tiranës z. Edi Rama.Ndërsa një interpretuese mjaft e nxehtë nga Kosova, Arta dhe grupi "Etno Engjëjt", janë vlerësuar me çmimin "Radio Hit +2" me këngën "Vera", çmim ky që u ju dorëzua këtij grupi nga presidenti i festivalit z. Koço Kokëdhima. Kurse interpretuesit Elvin Muço dhe Lorenc Goxhaj, me këngën e tyre "Unë dhe deti" kanë marrë çmimin si "Interpretuesi i ri më i mirë". Këta kanë qenë tre çmimet që kanë kurorëzuar mbrëmë festivalin e parë të këngës moderne shqiptare "Mikrofoni i artë". Nën një atmosferë mjaft të nxehtë ky spektakël i madh radio-televiziv, ka rrëmbyer plot tre orë për të gjithë ata që e kanë ndjekur drejtpërdrejt në televizionit Klan dhe në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Në këtë festival merrnin pjesë 18 këngët finaliste, zgjedhur gjatë edicioneve të këtij festivali në valët e "Radio+2". Të ftuarit e këtij festivali kanë qenë një pjesë e mirë e surprizave të pregatitura për këtë natë. Grupi i këngëtarëve nga Tetova "Elita 5", kanë qenë edhe pika më e nxehtë e gjithë kësaj mbrëmje në Pallatin e Kongreseve. Bashkë me ta si të ftuar në këtë natë mjaft të veçantë janë paraqitur edhe grupi rus "Dreva", Ardjan Trebicka, dhe "Tirana kafe Koncert". Ky festival u mundësua nga "2K Grup", revista "Spekter", Bashkia e Tiranës", AMC, Sigal, dhe Grand Hotel Desani.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7


Komente mbi këtë festival


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet