Më mbaj mend (për 1 muaj)

Milaim Mezini & Mahmut Ferati - Hikmetja Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Pjesa I

Haj medet Hasan Fazlia
Ju kan nshtu o do derte t'kqija

Ju kan nshu do derte t'kqija
N'Sarajev po rrin me shpi

N'Sarajev Hasani o i shkret
Jetoj afer o tridhet vjet

Ku jetun t'paret e Hasanit
Ne Radish afer Deqanit

Kur u rrit Hasani i ri
Shiti tok e shiti shpi

Dul i shkreti muhaxherije
Rrug me rrug tuj kerku shpie

N'Sarajev kur paska shku
Nisi e u rrit o u pasunue

Me ni boshnjake o u martue
Jet luksoze o tuj kalue

Nisi e u shtu o familja e tij
Djem e vajza sa t'dush ne shpi

Djem e vajza sa t'dush ne shpi
O vajz po i lejka ma i pari thmij

Si sorkadhe...?...
Ja ka lan emnin Hikmete

Kur u rrit e kreu tet-vjeqaren
Ju lut babes o t'ia baj qaren

Oh more babe, po i thote me m'ndihmue
N'shkoll t'mesme po du me m'que

N'cilen shkolle o te dush me msy
Te ndihmon baba moj bije

Fjalen babes vajza ja dredhi
Medicinën, babe, e kam zgjedh

Nisi Hasani po i buzeqesh
Moj Hikmete oj sokolesh

Moj Hikmete oj sokolesh
Do te me bahesh doktorresh

Don me bahesh sanitet
Po t'uron o baba suksese

Veq ni gja bij mos harro
Afroj ment e mos u lazdro
Kape dijen e mos e lsho

Mos t'hyn vetja n'begenie
Jet pa shkoll, jet pa shtepi

Jet pa plane, jet pa voter
Jet pa shoqe, jet pa moter
Jet pa t'mira qe bijn ne sofer
Do te kendoj qyqja ne koder

Veq ni gja bij po te tregoj
Acarin nuk ta duroj
Veq marrin nuk ta lejoj
Me gjithkan me qu dashni
Jo bre bij se s'ke dobi
Kur t'vjen puna gjer aty
Zgjidhe nja per kah dy mij
Mos zgjedh t'vjeter po djal t'ri
T'jet i paster o sikur ari
Le te jet ni bir shqiptari
Tjeter kand baba s'ta don
Ndryshe baben e damton

Vajza e re babes po i thot
O i kan rrjedh dy pika lot
O mor babe qashtu qka m’the
Se hala thot jam e re
Kur te vjen koha per burr
Pa qef tan s'martohna kurr
Nuk ta humbi babe ty fytyren
Qysh te m'thush e kry detyren

Ruju t'keqes mos t'bohet ves
O me gjithkan mos me lidh bes
Se i pabesi te mashtron
Ta humb jeten pergjithmon
Edhe niher kisha me t’than
Per shok t'jetes e pergjithmon
Ni shqiptar ta kisha dhan
Ne qoft se m'vet bij, po t’kshilloj
Jeten time se ve n'loj
Pak mahi, pak pernime
Ja ka than do fjal me vend
Sa permallshem po i thot Hasani
Perhajr shkollen t'bijes ja bani
E i uroj shume dituni
U ndan t'knaqen babe e bij
Deri ne fund ai e ndihmoj
Qdo deshir t’bijes ja plotesoj
Vajza shkollen kur e kreu
Babes e nanes shpinen ja ktheu

Shkeli babe e shkeli nane
Shkeli besen o qe e pat dhan
Shkeli veten qe nuk diti
Shkeli mundin qe n’drit e qiti
Me ni doktor zemren e ngjiti
Katerdhetepes vjeqar
Ishte i vjeter, jo beqar
Tjeter komb e tjeter far
Kater her ish kan martue
Katerat iken e lan t'vetmuem
Kater gra, kater sorkadhe
O i ka l'shu prej menjes t'madhe
Tash i erdh radha Hikmetes
Per me zgjedh shoqe te jetes
N'Aleksandrin u dashunue
Leku i zi e ka mashtrue
E mashtroi Aleksi i zi
O e murr krejt e qoj ne shpi

Qysh kan than, qysh kan kallxue
O nana vet e kish msitnue
E msitnoj, ja humbi jeten
Humbi burrin dhe Hikmeten
Burr e gru na jan pajtu
Sarajeven per me lshu
Per me pshtu me faqe t'bardh
Paskan shku n'qytetin Zar
N'Dalmaci atje n'bregdeti
O shkoj Hikmetja shkoj Aleksi

Kan gjet pun, kan gjet shtepi
O tu jetu per mrekulli
Kur murr vesh Hasan Fazlija
Per tradhtin qe ja bani e bija
Si ti ra qielli permi
Si ta lshoj toka perfuni
Lot i rrjedhshin sikur lumi
Ju kan kput shpresat e jetes
O qysh Hikmetja i lujti beses

Fort merzit na ish kan Zymeri
O nja dy fjal po ja thojka i mjeri
Hajt bre bac o mos ki dert
Se ket pun e ndreqi vet
Shkon Hasani tuj menue
Tuj ba plan e tuj kujtue
A doktorrin me likuidue
A me ta me u miqasue
Me luftu s’lejon pushteti
Me u miqsu s’lejon adeti

U qu ni dit e dhezi kerrin
O trup e trup, e trupoj shehrin
Sarajeven krejt qytetin
E la Bosnjen, msyni detin
Pak pa shku more ne bregdet
U takue me shokt e vet
Zeq Berisha ish kan qellu
O Hasan ku je tuj shku
Gjer ne Zar po do me shkue
Atje bija m'asht martue
Me doktorin me u takue
A mos munet me m’sheru
Jam smu keq nga anemia
M'ka smu dhandri, m’ka smu e bija
Pak po kesh Hasan Fazlija
O jo prej t’mirave po nga merzia

O hajde Zeq, i tha, do t'vish
"O rri bre" Zeqa po i thot atij
Nuk muj ty atje me t'shti
Se mos ban naj tollovi
Edhe besen Zeq un po ta jap
O n'shpi tane te kthej prap
Po t'baj be ne Perendi
Se m’shkon rruga ne vetmi
O ty po t'marr me hek merzi

Te dy shokt o ne Zar kan hy
Paskan shku n'hotel me pi
Shpejt e shpejt Zeqa u que
Te Aleksi paska shkue
O i ka marr o burr e grue
Te Hasani per me i que
Kur po i sheh Hasan Fazlija
Kah po i vijn dhandrri dhe bija
Ja ka nshu dhandrrit ni sy
Gjaku i ftyres ju ka nxi
U merzit, e shikon t’bijn
Zorrt e barkut ju perzin
O ja dha doren me prites
Ah qka m'ke ba moj e pabes
Ti me baben ke hy n’hak
Qysh e morre ket burr plak
Ti m'qite n'flak t'barotit
Pasha gjakun e Kastriotit
Pasha trimin Skenderbe
O i pabesi s'ka me m'pre
M'ke pre ti se t'kam pas bij
T'ligit shpinen s’ja kam kthy
Fol Hikmete o qysh po thu
O hupe veten, m'hupe mu





Më Shumë Këngë Nga Milaim Mezini:


Komente 0


Milaim Mezini & Mahmut Ferati - Hikmetja
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Hikmetja".
3. Video është e këngës "Hikmetja", por nuk këndohet nga Milaim Mezini & Mahmut Ferati.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.