>
BIOSHQIP

Mili Sjell Një Tjetër Hit

23-04-2014
Pas superhitit ‘Qika e mamit’, këngëtari nga Prizreni mendoi ti rikthehej festivaleve në shqipëri ku ka konkuruar këtë vit në ‘Top Fest 11’. E kemi fjalën për artistin Mili Sallauka i cili pasi këngën ‘Akull dhe zjarr’ e interpretoi në këtë festival, mendosi ti sjellë edhe një videoklip të bukur asaj. Klipi po i ecën shumë mirë duke u kthyer tashmë në një hit, dhe ka rrëmbyer për pak ditë mijëra klikime dhe shumë komente pozitive. Këngëtari shquhet për një stil shumë të vecantë, jo vetëm në zhanrin muzikor, por edhe në performancë që bën, dhe ka provuar ti shkojnë shumë jo vetëm këngërt ritmike por edhe baladat duke pasur shumë sukses. Mësojmë se gjithashtu djali nuk e ka ndërmend të ndalet, ai tashmë po mendon për një këngë të re duke iu drejtuar studios së Zzap&Chriss dhe kënga quhet “Plot jetë”, gjithashtu ka në dorë një tjetër bashkëpunim me Nitin që kishte kënduar me të hitin ‘Qika e Mamit’, e kjo e rradhës do të jetë një përpunim shumë i bukur.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Mili Sjell Një Tjetër Hit