>
LETERSISHQIP

Bulkthet

Më pëlqen të eci mbrëmjeve
Me zëra nate,
E këngë bulkthash.

Heshtja
S’mund të hesht
E të mbjellë shijen e vdekjes.

Kënga e bulkthave dëgjohet
Si një kor drite
Shkëputur nga zërat e universit,
E bulkthat e veckël
Sikur thonë:

-Ka jetë, ka jetë,
Dhe pse nata, errësira, heshtja,
Ka pushtuar gjithësinë!