Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mima Kastrati
  • Vendlindja:
  • Besianë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Gjermani 
  • Ditëlindja:
  • 8 Gusht
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♌ Luani
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  20

Mima Kastrati është këngëtare e njohur. Kreu shkollën fillore ne Besiane. Muzikën dhe Poezinë e kishte përherë në zemër. Qysh në klasën e parë hynë në grupin Koral të Shkollës. Në klasën e dytë shpërblehet si recitatore më mirë me Poezinë "Ganimete Tërbeshi" dhe "Populli Palestinez" në Revistën për Fëmijë. Në klasën e tretë dhe të katër angazhohet nga Gani Gjafolli në Emisionin televiziv për fëmijë, si dhe në emisionin "Babadimri mbeti vet". Shkollën Fillore e mbaroi në Besian dhe gjatë këtyre tetë viteve ajo si ndahet kurrë Muzikës, por merrë pjesë në shfaqje të ndryshme, nuk len anash as provat në Shoqërinë Kulturore "Josip Rela" në Besianë ku përpos shumë Këngëtarëve ishin edhe Nysret Muqiqi dhe Afrim Muqiqi. Më pas vazhdon Shkollën e Medicinës në Prishtine ku edhe angazhohet prej fillimit në grupin Muzikor te Shkollës. Mbaron edhe një kurs të Muzikës dhe shpërblehet me një Diplomë si Këngëtare më e mire në Festën e Ditës së Ushtarit. Babai i saj ishte një intelektual i shquar i cili punoi si lektor në RTP-së. Dëshira e të cilit ishte që vajza e tij të bëhet mjeke. Mima duke e respektuar dëshirën e tij, vendosi që Mjekësia të jetë profesioni i saj i ardhshëm. Ajo vazhdoi studimet në universitetin e Prishtinës. Pasi që universiteti i Prishtinës u mbyll nga Policia Serbe, vendosi të ik te i dashuri i saj, Ahmeti, në gjermani me të cilin edhe u martua. Sot është nënë e dy fëmijëve te lumtur, Ulpianës dhe Dardanit. Tash kur fëmijët e saj janë pakë më të rritur, vendosi ti kthehet edhe një herë me plot elan dhe dashuri muzikës të cilën aq shumë e deshi, me përkrahjen e pakursyer te bashkëshortit te saj. Në Diasporë është e kyçur në Firmën Gjermane Pionierfilm si këngëtare.

Në vitin 2007 promovoi CD-në e parë "Luj me ty" dhe videoklipin në duet "M`fal të lutem" me Hysin. Më pas vazhdoi bashkëpunimin me Z. Naim Krasniqin në RTV-21, ku edhe merrë pjesë në incizimet për vitin e ri. Nga Produkcioni Muzikor Emra.com ftohet për pjesëmarrje në DVD-në e Stupcave.

Në shkurt të vitit 2008 merrë pjesë në Shoun e Z. Naim Abazit së bashku me Rovena Dilen dhe Shpat Kasapin. Edhe Qumili i ofron bashkëpunim për incizimin e DVD-së për nder të 8 Marsit.

Më datë 29 Janar 2009, Mima Kastrati publikon videoklipin "Cokollata".

Më datë 7 Prill 2009, Mima Kastrati publikon videoklipin "M'fal Te Lutem", në bashkëpunim me Alen.

Më datë 6 Gusht 2010, Mima Kastrati publikon videoklipin "Luhet Vallja".

Më datë 4 Shtator 2010, Mima Kastrati publikon videoklipin "Ne Kete Nate".

Më datë 5 Shtator 2010, Mima Kastrati publikon videoklipin "Molle E Ndaluar".

Në vitin 2010, Mima Kastrati publikon albumin "Thell Ne Zemer".

Në vitin 2011, Mima Kastrati publikon albumin "Vij Nga Diaspora".

Në vitin 2012, Mima Kastrati publikon albumin "E Deshta Perjete".

Në vitin 2015, Mima Kastrati publikon albumin "Dasmen Kush E Nisi".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

7

Kanali

Youtube

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Mima Kastrati »

Komente 7