>
LETERSISHQIP

Klithma Ime

Une do te vdes,
me kot lutesh te zgohem nen kete hark te kuq te perendimit
ku pisha digjen,
e kote t’i ngjallesh akrepat e muget te ndjenjes ne kete ore.
Sepse kam rene,kam rene prej kohesh,
E madhe,me zhurme,e vrare kam rene,
me nje plage te kuqe qe e shihja vetem une.
Oh,me zhurme,me shume zhurme kam rene,
e pakallur kam rene,
mbi kete toke kam rene.

Dhe askush s’e pa ku ra ulerima ime,
askush s’e degjoi,
askush nuk e di ku endet tani ajo,
ku ulurin ulurima ime.
Te kam prane rini e fresket,
tendencioze,plot muskuj.
E shoh doren tende te zgjatur permbi trupin tim,
doren tende te forte,doren tende te lutur,
dhe buzet e tua shpirtndjellese i prek e i degjoj me zemer.
Por..une kam rene,une po shuhem ngadale,
nen peshen e trupit tim qe po ftohet
te gjakut itm qe po ngrin ne deje,
nders klithma ime shtegeton e jeh,
dhe vetem per te behem merak une,
ndersa vdes.
Ju a e degjoni?