>
LETERSISHQIP

Ti Cele Heret Moj Bajame

Mbi sythin tend vuri doren me pare pranvera,
sic te prekin dashnoret ne stinen e brishte,
ta puthi sythin me afshin qe ndez zemrat,
petalet i hape ngadale ndaj te gdhire.

Ti cele pak me heret moj lule bajamja,
packa se shoqet akoma s'kane celur sythe,
do ta shijoje freskine e pafajesise nga brenda
por t'i mos ki frike se petalet s'ti prishe.

E zgjove natyren dhe mua nga enderrat,
me vrull ja perkedhele gjinjte neper ngrice,
persiper i derdhe arome lulesh te bardha,
dhe syve ju pikturove rozen qe jep ngjyre.

Po kush nuk i puthi petale praruarat,
dhe mori embelsine e jetes neper shpirt,
kujt nuk i fale dashuri kur te merr nder duar,
dhe gjoksit te fut si mrekulli te bukurise.

Mbi ty derdhi piktori me të bukurat ngjyra,
ta rrëmbeu dhe shpirtin në gji të dashurisë
aromën e treti parfum që dehe shpirtra,
me majen e penelit mbi telajon me ngjyra.

Në gji të natyres pak kohë do rrish lulëzuar,
ti mos u mërzit, do ta ruajnë freskinë në shpirt.
E tillë do mbetesh në afreskët e pikturuar,
ku njerzia të shijojnë dhe në stinët kur sçel ti!